HAS- Konfliktet për pronësinë vazhdojnë të krijojnë përplasje mes të afërme në vendin tonë. Pas një grindje për motive pronësie, 46-vjeçari Sokol Brasha në fshatin Helshan të Hasit, ka hedhur një granatë dore në afërsi të banesës së kushëririt të tij, M.Brasha.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, ndërsa mësohet se nga shpërthimi i granatës nuk ka të lënduar.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë bërë shoqërimin e autorit.
Ndërkaq, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com