Has, numri i familjeve që kërkojnë
ndihmë ekonomike në rritje

Has, numri i familjeve që kërkojnë<br />ndihmë ekonomike në rritje
HAS - Numri i familjeve që kërkojnë ndihmë ekonomike në bashkinë e Krumës, të rrethit të Hasit ka një tendecë në rritje. Mungesa e vendeve të punës dhe zbritja nga zonat rurale e shumë familjeve në qytet janë shkaqet kryesore te rritjes se numrit të familjeve me ndihmë ekonomike.

“Aktualisht përfitojnë ndihmën ekonomike 670 familje, nga 1550 familje me 7500 banorë, prej të cilëve 4100 banorë jetojnë në qytet dhe 3340 banorë që jetojnë në fshatrat e Krumës si, Gajrepi, Cahani, Mujaj dhe Zahrishti”, thotë kryetari i bashkisë së Krumës, Liman Morina për Atsh.

Sipas tij, vecanërisht në fshatrat pranë qytetit, pjesa më e madhe e familjeve trajtohen me ndihmë ekonomike, si fshati Cahan ku nga 36 familje gjithsej, trajtohen me ndihmë ekonomike 26, fshati Mujaj ku nga 68 familje gjithsej, trajtohen me ndihmë ekonomike 47 etj.

“Po përgatisim projekte që pjestarë të familjeve me ndihmë ekonomike t’i përfshijmë në projekte zhvillimore në ndihmë të komunitetit. Kësisoj mundësohet edhe largimi nga skema e ndihmnës ekonomike të familjeve që përpiqen të abuzojnë”, thotë kryetari i bashkisë së Krumës Morina.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 16.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)

I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafikim të narkotikëve në Itali, vihet në pranga 28-vjeçari! Ja momenti kur arrestohet (VIDEO)