Policia e Hasit ka goditur një rast veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Në pranga ka rënë pronari i një lokali 58-vjeç.

Gjatë kontrolleve të kryera blutë sekuestruan një celular, skedina dhe një sasi parash.

"Strukturat e Komisariatit të Policisë Has në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonimiko dhe Finaciar në DVP Kukës, në vijim të kontrolleve të bazuara te puna operative, me objektiv evidentimin e subjekteve të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie në qytetin e Krumës, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin ;  G. R., 58 vjeç, banues në Krumë.

Ky shtetas, në ambientet e lokalit në përdorim të tij, dyshohet se organizonte ilegalisht lojëra fati me celularë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një celular, skedina dhe një sasi parash. Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme, vijojnë", njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukës, për veprime të mëtejshme.

____________

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë