Hasani fton shqiptarët e Luginës së Preshevës: Votoni më 17 dhjetor për të zgjedhur deputetë shqiptarë për Kuvendin e Serbisë

Hasani fton shqiptarët e Luginës së Preshevës: Votoni më 17 dhjetor për të zgjedhur deputetë shqiptarë për Kuvendin e Serbisë

Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ftoi shqiptarët e Luginës së Preshevës që të dëshmojnë unitet dhe pjesëmarrje masive në  zgjedhjet e 17 dhjetorit që zhvillohen nga Serbia.

“Të dielën, më 17 dhjetor, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të votojnë për të zgjedhur deputetët shqiptarë për Kuvendin e Serbisë. I ftoj ata të dëshmojnë unitet dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje”, shkroi Hasani në rrjetet sociale.

“Votoni kandidatët shqiptarë, pasi kështu do të votoni për të ardhmen tuaj më të mirë, në mbrojtje të të drejtave tuaja, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe orientimit evropian. Mos hezitoni, ruani kompaktësinë dhe vini interesat kolektive mbi interesat partiake”, nënvizoi Hasani.

Këtë fundjavë votuesit në Serbi, për herë të tretë brenda katër viteve do t’u drejtohen kutive te votimit. Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare u nxit nga protestat e qytetareve të zemëruar me reagimin e qeverisë ndaj dy sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura, njëri prej tyre në një nga shkollat e kryeqytetit ku mbeten te vdekur 19 nxënës. 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja