Hasani në Mynih: Shqipëria, angazhim të fortë për forcimin e partneriteteve, sigurinë rajonale dhe sovranitetin territorial të Ukrainës

Hasani në Mynih: Shqipëria, angazhim të fortë për forcimin e partneriteteve, sigurinë rajonale dhe sovranitetin territorial të Ukrainës

Igli Hasani

Në datat 14-16 Shkurt 2025, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në Edicionin e 61-të të Konferencës së Sigurisë së Mynihut (MSC 2025), i cili është një nga forumet më prestigjioze ndërkombëtare për çështjet e sigurisë dhe politikës globale.

Ministri Hasani zhvilloi një sërë takimesh  të frytshme e produktive në këtë konferencë, ku përfshihen shkëmbimet me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman Al-Safadi; Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Abdullah Al-Yahya; Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla-Shwarz; Senatoren Amerikane, Elissa Slotkin; Anëtarin e Komitetit të Sigurisë Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, Mike Martin; dhe Nënkryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Finlandë, Tytti Tuppurainen.

Përgjatë çdo takimi, Hasani rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në forcimin e partneriteteve, sigurinë rajonale dhe mbështetjen ndaj sovranitetit të Ukrainës.

Sipas Ministrit Hasani, "Multilateralizmi është çelës në adresimin e kërcënimeve hibride dhe ndihmon njëkohësisht në avancimin e agjendës për paqe e siguri të qëndrueshme".

Gjithashtu, Ministri Hasani ishte i ftuar nderi dhe një nga folësit kryesorë  në tryezën e rrumbullakët mbi Taktikat e Zonës Gri në Kontinentin Evropian, të organizuar nga Kryetari i MSC 2025, ish-Ambasadori Christoph Heusgen, me fokus diskutimin mbi sfidat e reja të sigurisë evropiane dhe rajonale. Në këtë tryezë, Ministri Hasani u shpreh se: 

“Lufta në Ukrainë, së bashku me rritjen e frekuencës së sulmeve kibernetike dhe hibride, e rrisin nevojën për një përgjigje më të fortë e më të bashkuar Evropiane. Duke vepruar së bashku, ne mund të sigurojmë një të ardhme më të sigurt për Shqipërinë, për Ballkanin Perëndimor dhe për tërë rajonin Euro-Atlantik”.

Pjesëmarrja e Ministrit Hasani në këtë forum të rëndësishëm nënvizon angazhimin e Shqipërisë për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare, rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbështetjen e paqes dhe stabilitetit global.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’