Hasani në takimin me grupin ‘Miqtë e Ballkanit Perëndimor’: Bashkëpunimi ekonomik, mjeti për të nxitur rajonin drejt integrimit në BE
Ministri i Jashtëm Igli Hasani në takim me grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në takimin e Ministrave të Jashtëm të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe MPJ-ve të Ballkanit Perëndimor, theksoi nevojën për një qasje të re ndaj rajonit me fokus të veçantë në ekonomi.
Sipas kryediplomatit shqiptar, konvergjenca ekonomike është mjeti që i mundëson rajonit të nxisë integrimin ekonomik përpara se të kalojë në një integrim politik eventual si hapi i fundit i procesit.
Në fokus të takimit ishte thellimi i bashkëpunimit për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, si dhe roli e kontributi i sektorit privat në avancimin e kësaj kauze.
Ministri Igli Hasani ndodhet në Itali, me ftesë të zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.
‘Mirënjohje Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor për angazhimin e tyre dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani, për organizimin e takimit të sotëm dhe mbështetjen e fortë për perspektivën e rajonit në BE.
Ne diskutuam mënyra praktike për të përshpejtuar integrimin në BE përmes tregut të përbashkët rajonal dhe thellimin e bashkëpunimit me tregun e përbashkët të BE-së.
Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj integrimit në BE, duke i dhënë përparësi integrimit të përshpejtuar sektorial përpara anëtarësimit të plotë dhe duke u fokusuar në reformat kryesore për rritje të qëndrueshme.’- shkruan Hasani.
Grupi i Miqve të Ballkanit Perëndimor, i krijuar në vitin 2023, bashkon Italinë, Austrinë, Republikën Çeke, Kroacinë, Sllovakinë, Greqinë dhe Slloveninë. Grupi u krijua për të rritur vëmendjen e Bashkimit Evropian ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2162
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Inaugurohet ambasada shqiptare në Ukrainë, Hasani: Urë për bashkëpunimin afatgjatë midis dy vendeve! Bashkë për një të ardhme në paqe
18 Janar, 13:52
-
Ministri Hasani në Kiev, takon presidentin Zelensky: Riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë
18 Janar, 08:32
-
Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve
17 Janar, 14:31
-
Reduktohet në 15 ditë koha e nevojshme për pajisjen me dokumenta biometrikë për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit
14 Janar, 15:14
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikoi marrëveshjen, Aliaj: Pritet të kalojë në Senat, ja kategoritë përfituese
10 Janar, 14:46
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikon marrëveshjen, pritet Senati! Përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë
9 Janar, 16:39
-
Ministria e Jashtme reagon për tragjeditë në Mal të Zi dhe SHBA: Ngushëllimet tona më të thella për familjet e të gjitha viktimave
2 Janar, 14:35
-
Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes
27 Dhjetor 2024, 10:35
-
Hasani: Negociatat me Greqinë duhet t'i trajtojmë me kujdes, duhet punë tavoline, jo mikrofoni! Ka nisur puna për organizimin e samitit të NATO-s në 2027
27 Dhjetor 2024, 10:19
-
Sulmet me raketa ruse dëmtojnë ambasadën shqiptare në Kiev! Reagon Tirana: Brutale! Hasani thërret ambasadorin rus, i shpreh protestën e qeverisë shqiptare (VIDEO+FOTO)
20 Dhjetor 2024, 14:50
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor 2024, 16:07
investimet infrastrukturore dhe teknologjike ne industri jane kuajt terheqes te se ardhmes se afert ekonomike ku shume do te ngelen ne pozita te pafavorshme gjeopolitike ne rajon
Përgjigju