Hashash te varri i Azem Hajdarit
djemtë dhunuan të riun/ Detaje

Hashash te varri i Azem Hajdarit<br />djemtë dhunuan të riun/ Detaje<br /><br>
Report Tv ka zbardhur shkakun e dhunës së ushtruar nga dy djemtë e Azem Hajdarit ndaj shtetasit Mikel Margjeka. Mësohet se ky i fundit është gjetur nga 19-vjeçari Azem Hajdari duke konsumuar hashash te varri i babait të tij te Varrezat e Dëshmorëve, në kryeqytet.

Hajdari është konfliktuar me 20-vjeçarin, por disa ditë më vonë Azem dhe Kirjald Hajdari kanë shkuar në një lokal pranë rrethrrotullimit të Saukut ku kanë gjetur Mikel Margjekën.

Ata e kanë qëlluar disa herë duke e plagosur lehtë. Shkak i dhunës së vëllezërve Hajdari ndaj Mikel Margjekës është fakti se ata e kanë marrë si ofendim faktin që i riu po konsumonte cigare hashashi te varri i Azem Hajdari.

Si ndodhi ngjarja:
Dy djemtë e Azem Hajdarit janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për dhunë të ushtruar ndaj një personi. Kirjald Hajdari, 32 vjeç, dhe Azem Hajdari, 19 vjeç, janë ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit, më 2 janar 2018, pasi mbi ta rëndon akuza e "Plagosje e lehtë me dashje'. 

Dy vëllezërit Hajdari u ndaluan për ngjarjen e ndodhur më 27 dhjetor të 2017, ku te 'Varrezat e Dëshmorëve', në kryeqytet, kishin rrahur shtetasin Mikel Eduart Margjeka. 
Ndërkohë, pas konsultimit me Prokurorinë dhe kryerjes së veprimeve procedurale, djemtë e Azem Hajdarit janë lënë në gjendje të lirë. Report Tv mësoi se ka qenë një konflikt i çastit mes dy vëllezërve Hajdari dhe shtetasit Margjeka, që ka çuar në dhunimin e këtij të fundit.

Në kallëzimin që ka bërë në Policinë e Tiranës, Mikel Margjeka ka thënë se është goditur disa herë nga dy vëllezërit Hajdari, pranë Varrezave “Dëshmorët e Kombit”. Policia i ka shpallur në kërkim të rinjtë, pasi nuk i ka gjetur në banesën e tyre. Prandaj ata janë arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, por që u liruan më pas me urdhër Prokurori.

Kirjald dhe Azem Hajdari ishin nën shoqërinë e nënës së tyre Fatmira Hajdari, në momentin që u ndaluan nga Policia kufitare e Muriqanit. Pasi u morën në pyetje, dy vëllezërit kanë pranuar konfliktin, por kanë thënë se nuk e kanë dhunuar Mikel Margjekën.

Njoftimi i policisë:
Më datë 02.01.2018, në PKK Muriqan, u kapën vëllezërit shtetasit A.H, vjeç 19 dhe K.H vjeç 32 banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, neni 89 i Kodit Penal. Pas konsultimit me Prokurorin dhe kryerjes së veprimeve proceduariale u lanë në gjendje të lirë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!