PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka një pyetje për të gjithë ata që janë prindër dhe familjarë. I pyet nëse janë të mendimit se duhet t'u jepen nga 300 euro secilit të porsalindur në Kosovë. Këtë pyetje sipas tij, po e bën në mënyrë që edhe vet prindërit të jenë pjesë e vendimmarrjes.
Thaçi thotë se është në diskutim me ekspertët e demografisë dhe ekonomisë për një propozim të Qeverisë, që për çdo fëmijë të porsalindur të ndahen nga 300 euro për kujdesin shëndetësor dhe sigurinë familjare.
“Ky propozim synon shtytje për familje të reja dhe të porsamartuarit por edhe mirëqenien sociale të familjeve. Para ca javëve vizitova një kompani të re të dadove, kujdestareve të fëmijëve "Nina-Nana". Mësova se shumë çifte të reja po hezitojnë të krijojnë bashkësi për shkak të konsideratave ekonomike dhe shoqërore. Cili është mendimi i juaj?”, pyet ai.
Marrë nga "Kosova Press"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com