Hashim Thaçi:Të arrihet marrëveshje
politike për hapat e ardhshëm

Hashim Thaçi:Të arrihet marrëveshje<br />politike për hapat e ardhshëm
PRISHTINE- Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, në një intervistë për RTK-në, ka dhënë përgjigjen e tij për partitë e Bllokut, pasi këta të fundit janë shprehur të gatshëm për të votuar kandidatin e PDK-së.

"Ajo që është e rëndesishme eshte fakti se partite e mbledhura rreth Bllokut, definitifisht kanë akceptuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kanë filluar të reflektojnë, të respektojnë Kushtetutën dhe ky është një sinjal pozitiv pas 5 muajve të bllokades. Ndërsa hapat e Partisë Demokratike do të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovë, ligjet e vendit. Për gjithcka, ne do te ulemi të diskutojmë si spektër politikë, qoftë në thirjën e seancës konstitutive qoftë për formimin e qeverisë dhe hapat e metutjeshem", deklaroi në një intervistë eskluzive për RTK, kryeministri në detyrë Hashim Thaçi.

Ai flet edhe për atë se si e shikon daljen nga kjo situatë dhe kur sipas tij, vendi do të ketë institucionet e reja. Gjithashtu, kryeministri në detyrë flet edhe për akuzat e partive të Bllokut, të cilat kanë deklaruar në vazhdimësi se shteti është kapur nga PDK-ja, për deklaratën e fundit të Ambasadores Amerikane në Kosovë dhe vizitë nesër në Serbi të kryeministrit Edi Rama. Gjithsesi, për cdo hap të mëtutjeshëm, duhet së pari një marrëveshje politike.

“Ajo çka kërkohet është arritja e marrëveshjes politike për hapat e mëtutjeshëm”, ka pohuar kryeministri në detyrë, Hashm Thaçi.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat