PRISHTINE- Pavarësisht se është heshtje zgjedhore, Kryeministri në largim Hashim Thaçi dhe stafi i tij kanë bërë fushatë duke bërë thirrje që të votohet për “Misionin e Ri”.

Thaçi dhe stafi i tij, këshilltari Bekim Çollaku, Shefi i Kabinetit Abelard Tahiri (i pari nga e djathta me shigjetë mbi kokë), Drejtori i Zyrës për Informim të MPJ’së Artan Behrami (majtas me shigjetë mbi kokë), kanë thyer heshtjen zgjedhore duke bërë thirrje që të votohet për partinë e tyre.

Edhe këshilltari i Thaçit, Andri Nurellari ka thyer heshtjen zgjedhore duke publikuar foto me Hashim Thaçin.
hashim thaci


Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)