Hashim Thaçi: Transparenca dhe
llogaridhënia, themelet e qeverisjes

Hashim Thaçi: Transparenca dhe<br />llogaridhënia, themelet e qeverisjes
PRISHTINE- Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, në një postim në "Facebook" ka shkruar se themelet e qeverisjes së ardhshme do të jenë transparenca dhe llogaridhënie.

Thaçi ka premtuar angazhim personal për rritjen e demokracisë dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Këto pritje Thaçi i ka shprehur në një reagim me rastin e Ditës Ndërkombëtare e së Drejtës për të Ditur.

Lexojeni të plotë postimin e Hashim Thaçit:

Sot, është Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për të Ditur që i kushtohet transparencës dhe qasjes në informacion zyrtar.

Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar për të anëtarësuar vendin në nismën ndërkombëtare të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP) dhe tani jemi duke aprovuar Planin e Veprimit për të lehtësuar qasjen në informata. Si standarde të rëndësishme europiane, transparenca dhe llogaridhënia do të jenë themelet e qeverisjes së ardhshme.Unë, personalisht me interaksion të drejtpërdrejtë do të angazhohem për të ofruar më shumë qytetarët me shtetin dhe proceset vendimmarrëse me qëllim të fuqizimit të demokracisë sonë dhe rritje së cilësisë së shërbimeve publike.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi