Kryeministri Edi Rama i ka dalë sërish në mbrojtje ish Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili del të hënën në gjyq për akuzat e krimeve të luftës. Rama kujton se vetë presidenti aktual i SHBA, Joe Biden e cilësoi Thacin si ‘George Washington’ i Kosovës dhe ngre pikëpyetjen nëse konsiderohen kriminelë ata që e cojnë popullin drejt lirisë.
“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!” – shrkoi Rama në Twitter.
Më 3 prill do të nisë gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Një gjykatë speciale e Kosovës e ngritur në Hagë e paditi Thaçin në nëntor 2020 për 10 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë persekutimin, vrasjen, torturën dhe zhdukjen me forcë të njerëzve ndër të tjera gjatë kryengritjes.
Thaçi, 54 vjeç, dha dorëheqjen si president menjëherë pas kësaj dhe u transferua në paraburgim në Hagë. Tre nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, duke përfshirë dy ish-kryetarë të parlamentit, përballen me të njëjtat akuza si ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat thuhet se janë kryer kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999. Ata janë deklaruar të pafajshëm për këto akuza. Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së ka hasur në kundërshtime të shumta në Kosovë, mbi bazat se ky proces është i njëanshëm, pasi që në të nuk përfshihen krimet e kryera nga serbët në territorin e Kosovës.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
44.4%
-
Të gabuar
47.3%
-
Nuk e di
8.3%
Vota total: 811
Lajme të tjera
-
Tensionet në Kosovë, 'kryeçështje' në Bratislavë, Rama: Ushtria serbe në kufi zero fuqi, politikë e brendshme! Kurti: Republikën s'ia dorëzojmë fashistëve
31 Maj, 11:25
-
Rama: Nëse Ballkani Perëndimor kollitet, kjo për BE është pneumoni! Të hapet një shteg i ri bashkëpunimi për fonde ndaj 6 vendeve
31 Maj, 11:13
-
Samiti në Sllovaki, Rama: Negociatat kërkojnë kohën e tyre, por BE duhet të japë më shumë fonde për Ballkanin Perëndimor për të garantuar stabilitet
31 Maj, 10:52
-
Kërcënoi me jetë kryeministrin Rama dhe djalin e tij pasi i shembën shtëpinë, protestuesi i '5 majit' dënohet me 1 vit burg
31 Maj, 09:27
-
‘Java italiane’ në Shqipëri, Rama publikon videon: Nga 1 deri në 7 qershor mbahen mbi 60 evente të ndryshme që nga muzika deri tek arkitektura
31 Maj, 08:28
-
‘Rruga e Arbrit’, Rama ndan fotot: Shumë shpejt hapet tuneli i Murrizit, gjeologjia e vështirë solli vonesa
30 Maj, 16:13
-
Videolajm/ Në krye Ksamili si Maldivet, i ndjekur nga Shkodra, Himara dhe Kruja, Rama ndan videon nga atraksionet turistike të Shqipërisë
30 Maj, 14:54
-
Shqipëria, perlë mesdhetare! Rama: E thotë gjiganti botëror CNN, e rendit mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë
30 Maj, 10:40
-
VIDEOLAJM/ Rama publikon pamje nga plazhi i Durrësit: Po punohet për shtrirjen e shtresave të rërës dhe dezinfektimin sezonal, presim më shumë turistë
30 Maj, 08:02
-
Rama në Korçë: Rezultati i 14 majit historik, na zgjodhën edhe demokratët! Njërzillëku, pika e parë e programit të qeverisjes së çdo bashkie
29 Maj, 16:29
-
Hashim Thaçi lë burgun në Hagë dhe shkon në Kosovë, shkak bëhet gjendja e rënduar shëndetësore e nënës së tij
29 Maj, 15:58
-
Niseni nga rruga nacionale transformimin e Shkodrës...letër e hapur drejtuar Kryeministrit
29 Maj, 14:35
Shpresojme qe te lirohet
Përgjigjuthaci meriton lirine dhe duhet te dale patjeter te henen
PërgjigjuEshte gabim qe ai nuk lirohet tani pasi ska bere asnje krim
PërgjigjuThaci nuk ka bere asnje krim,duhet te lirohet sa me shpejte!
PërgjigjuPo mire zotrote merre qe Qeverinemw vete dhe shko ne hage dhe suportoje Ashim Thacin me qe kosovaret Jane Kundera Thacit.
PërgjigjuIshalla kemi lajme te mira per Thacin pasi nuk e meriton te jete ne burg
PërgjigjuTe shpresojme te kemi lajme sa me te mira per Thacin dhe te jete i lire
PërgjigjuTa lirojne menjehere kete njeri se nuk ka bere asnje krim
PërgjigjuEshte shume gabim i madh qe ky njeri te trajtohet si kriminel.
PërgjigjuKur flet Edvin shkjau shqipfolës ështé e njejt sikur té flet Millosheviqi fashit nga varri
Përgjigju