Banderola për Thaçin shtyn 20 min ndeshjen Flamurtari-Luftëtari, përfundon me rezultat të thellë'! Dorëhiqet trajneri i gjirokastritëve

Ndeshja Flamurtari-Luftëtari e vlefshme për kategorinë Superiore në Vlorë ka filluar me 16 minuta vonesë për shkak se në stadium, pavarësisht se nuk lejohen tifozët, para sfidës ishin futur për të vendosur dy pankarta, njëra me mbishkrimin 'Hashim Thaçi, Vlora krenohet me ty'.

Delegati i ndeshjes Petrit Braja nuk lejoi nisjen e sfidës pa u hequr pankarta 'Hashim Thaçi, Vlora krenohet me ty', pasi nuk lejohen mesazhet politike, ndërsa tjetra 'Drenica, zemra e shqiptarisë' nuk është hequr.

Pankartat ishin në mbështetje të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të cilin së bashku me Kadri Veselin prokuroria speciale në Hagë i ka akuzuar për krime lufte.

Për vendimin për heqjen e banderolës si kusht për të filluar takimi reagoi i indinjuar administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi. "Është një idiotësi. Nëse nuk krenohen me një shqiptar dhe Drenicën, të Azem dhe Shote Galicës dhe Hasan Prishtinën, qenka një turp për këta.

Nuk e kuptoj. Ne kemi solidarizëm. Hashim Thaçi është hero kombëtar. Hashim Thaçi është personalitet për Vlorën. Ka ardhur në stadium dhe na ka mbështetur” u shpreh administrator i Flamurtarit Sinan Idrizi për supersport.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
Flamurtari 'turpëron' gjirokastritët, fiton thellë 6-1, jep dorëheqjen trajneri i Luftëtarit

Flamurtari merr fitoren e dytë në këtë kampionat të kategorisë superiore, duke e kaluar edhe një herë tjetër Luftëtarin. Madje fitorja e së shtunës ka qenë mjaft e thellë,në shifrat 6-1 për vlonjatët ,çka sjell edhe dorëheqjen e trajnerit Novi nga stoli i Luftëtarit.

Ribaj dy herë, Hoxhaj tre gola dhe Henrique janë autorët e golave për Flamurtarin,ndërsa Oshafi për Luftëtarin ka shënuar golin e nderit. Pas ndeshjes, trajneri Marcelo Troisi është shprehur i kënaqur me fitoren dhe mbi të gjitha faktin që ka kaluar Luftëtarin në renditje.

"Mendoj se kemi bërë një ndeshje shume te mire, mbi të gjitha duke fituar dhe kjo ishte mjaft e rëndësishme. Objektivi ynë ishte fitorja sot, ndërsa edhe Partizani një javë më parë kemi zhvilluar ndeshje të mirë, por fati nuk na deshi të merrnim qoftë edhe një pikë. Lojtarët luajtën lirshëm gjatë gjithë 90 minutave dhe shënimi i golave na ndihmoi të ishim mjaft të qetë. Një ndeshje e zhvilluar në mënyrën e duhur dhe e kishim përgatitur skuadrën për të mos lëshuar aspak përballë kundërshtarit dhe kështu ndodhi. Kemi pasur dhe në ndeshje të tjera mundësi për të marrë pikë, por pak nga eksperienca apo dhe nga fati nuk kemi mundur. Duhet të jemi të kujdesshëm ,pasi kemi përpara edhe pse ndeshje të tjera. Objektivi ishte të kalonim Luftëtarin dhe ia kemi arritur qëllimit. Të paktën për vetë situatën ku ndodhemi duhej të fitonim sot ,çka e arritëm dhe të ishim para Luftëtarit në renditje dhe për këtë jam i kënaqur", tha Marcelo Troisi.

Me humbjen, trajneri Neritan Novi i Luftëtarit ka dhënë dorëheqjen,ndërsa ka pranuar se nuk mund të vazhdojë në këtë situatë.

"Sot janë ndeshur dy nga ekipet më të mira të superligës, por të dyja kanë rënë shumë nga kategoria. E kisha përgatitur ekipin me një humbje jo kaq të thellë. Kisha ardhur këtu me synimet e mia minimalja të merrja një pikë, por me këtë rezultat 6 me 1 jam i detyruar t'i kërkoj presidentit dorëheqjen time. janë larguar shumë luftëtarë, rreth 11 12, kam një grup me shumë të rinj, është e ardhmja, nja 6 luajnë me ekipin kombëtar, por duhet kohë. Nuk mund të rri më gjatë duke ngrënë nga 5-6 çdo javë", tha Novi.

Flamurtari ka arritur kështu fitoren e dytë në kampionat, duke shkuar në 14 pike në renditje, ndërsa ndeshjen e radhës e Luan përballë Laçit në transfertë. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leli: 28/06/2020 16:49

    Vlonjatet kane qen ne rang me barcelonen ore vella ke degjuar ti .mer vesh nga sporti ti

    Përgjigju
  • babi: 28/06/2020 00:30

    epo te rrajn vlonjatet gjirokastritet kjo ska ndodhur kurre ne histori.. vlonjatet jane te mire ne vjedhje pulash po por jo per top ..respekte

    Përgjigju
  • Patrioti: 27/06/2020 18:47

    Presidenti i Flamurtarit ka per detyre ta mbaje ekipin ne nivele te larta futbolli. Jo si Flamurtari i viteve 80-te se ate nuk e mberrin dot, por te pakten te fitoje nje trofe. Se dyti ti laje borxhin financiar bisnesmenit turk e te mos na turperoje emrin shqiptar neper bote. UÇK e ka te skalitur emrin me gjakun e deshmoreve. Sa per Hashimin ben mire te leri presidencen dhe te shkoje ta mbroje pafajsine ne Hage sikur beri Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj e ti leri keto banderola qe nuk i bejne as nder e as favor. Kur te kthehet nga Haga i pafajshem e ben serisht Kosova president.

    Përgjigju
    • PatriKari: 27/06/2020 21:25

      Sa per ty or Hajdar, ate cka po thua se duhet te beje Hashimi, e lexojme ke mediat Serbe , sa per mua , Ne Shqiptaret do ta mbeshtesim e dota ngreme Lart Figuren , jovetem te tij por te gjithe Luftetareve te Kosov-Shqipris, si do te jete vendimi i Gjykatave dhe Hargalisjes se Shqip/Greko-Serb Sali, e BQ si puna Jote....

  • xXx: 27/06/2020 17:48

    Atë parullë do e ketë shkruajtur vetë Idriz çami që pasi zbriti Flamurtarin nga kategoria ngaqë s'jepte rrogat e futbollistave(ka nja 3-4 vjetë,mos në shumë)shkruan parrulla mbase merrë ndonjë kockë nga Hashimi...O Idriz çami nuk ka asnjë lidhje Vlora me Hashimrat dhe plehrat si puna jote...

    Përgjigju
    • Andon: 27/06/2020 18:35

      Bravo!

  • Lala: 27/06/2020 17:40

    Në këtë rast duhet të jemi të gjithë bashkë nga "fashistët,, e manjtë e deri tek " komunistët,, e djathtë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë