Përbërësit:
- 250 gr grurë
- 2 litra ujë
- 100 gr sheqer
- 1 majë luge kripë
- 2 lgj arra
- 2 lgj rrush të thatë
- 1 lç karafil
- 2 lç kanellë
- ½ shegë
- Pak niseshte
Përgatitja:

Pasi kemi lenë grurin në ujë të bollshëm për 8 orë, largojmë masën e tepër të ujit dhe shtojmë tek gruri sheqerin, arrat e thërrmuara, rrushin e thatë, karafilin, kanellën dhe një majë luge kripë. E vendosim grurin së bashku me përbërësit e tjerë të ziejë për rreth 15 minuta. Tresim pak niseshte në ujë dhe e shtojmë në minutat e fundit. E ndajmë hashuren në tasa, shtojmë disa kokrra shege dhe e pudrosim me pak kanellë pluhur.
Komente

