/ATSH-AFP/ - Autoritetet kubaneze vendosën të amnistojnë 3 522 të burgosur me rastin e vizitës së papa Françeskut, një gjest i paprecedentë që prej ardhjes në pushtet të regjimit të Kastros, njoftoi sot e përditshmja shtetërore "Granma".
"Këshilli i Shtetit, organi më i lartë i ekzekutivit kubanez, vendosi të lirojë 3 522 të burgosur me rastin e vizitës së shenjtërisë së tij papa Françesku, që pritet të vijë nga data 19 deri në 22 shtator", njoftoi "Granma".
Mes atyre që do të përfitojnë nga kjo amnisti figurojnë të burgosur të moshuar mbi 60 vjeç dhe nën 20 vjeç që nuk kanë pasur dënime të mëparshme, të sëmurët kronik, gra, ata që liria e kushtëzuar u përfundon në fund të vitit 2016 si dhe të huaj vendi i të cilëve garanton ekstradimin.
Përveç ndonjë përjashtimi human, mbahen në burg autorët e vrasjeve, vjedhjeve, akteve pedofile, trafikut të drogës, dhunës dhe që kanë rrezikuar sigurinë e shtetit.