Një termet me magnitutë 7.7 ka goditur Kanadanë perëndimore. Sirenat e alarmit kanë rënë në pjesën më të madhe të Havait nga frika se tanimë vendi do të goditet prej një tsunami të fuqishëm të shkaktuar nga ky termet.

Valët 3 deri në 7 metra pritet të godasin ishullin duke nisur që nga ora 10:28 e mëngjesit siç njofton Qendra për Paralajmërimin e Cunameve në Paqësor. Tsunami pritet të zgjasë disa orë dhe nuk bëhet fjalë për një valë por për shumë të tilla.

Autoritetet kanë këshilluar evakuimin e banorëve në zona të sigurta për të shmangur në maksimum pasojat. Megjithatë nuk pritet që tsunami të shkaktojë pasoja të krahasueshme me atë të marsit 2011 ku humbën jetën mijëra persona. Edhe ai tsunami u shkaktua nga një tërmet në pjesën perëndimore të British Columbia.

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)