'Haxhi! Oj Sarë! Ku o Sara?' Pamje të trishta të fëmijëve shqiptarë brenda kampit famëkeq të Sirisë (VIDEO)

Një video e shpërndarë nga media prestigjoze amerikan "The New York Times" shihen pamje nga brenda një kampi famëkeq në veri të Sirisë ku strehoen familjet e pjestarëve të ISIS'it. Videoja nga media amerikane daton që në 29 Mars të këtij viti, por ajo që bie në sy është se në fillim të videos shfaqet një fëmijë që flet shqip.

“Haxhi”, “Oj Sarë” , “ku o Sara”, janë fjalët shqip që dëgjohen të thotë fëmija shqiptarë që nga gjuha duket se i përket Kosovës.

Kampi në fjalë është një vend i izoluar që quhet Al Hol për të cilin "The New York Times" i ka kushtuar një artikull ku shkruan se në këtë kamp janë qindra fëmijë dhe gra për të cilët ende nuk është marrë asnjë vendim nga vendet e origjinës për të pranuar rikthimin e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda