Haxhinasto:Do të rishikohet ligji për
statusin e supervizorit, rrit pavarësinë

Haxhinasto:Do të rishikohet ligji për<br />statusin e supervizorit, rrit pavarësinë
TIRANE- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka zhvilluar një takim me rreth 50 firma supervizore. Haxhinasto i ka kërkuar supervizoreve të veprave publike që të respektojnë çdo element në ndërtimin e rrugëve, pasi në këtë mënyrë mund të kemi një infrastrukturë rrugore me standarde të larta
 
Më tej ministri Haxhinasto shtoi se duhet të realizojmë të gjithë ato detyrime dhe cilësi ndërkombëtare, në kuadër të rrjetit rajonal dhe europian për të përfituar korridore të tjerë që mund të kalojnë në territorin shqiptar.
 
Mungesa e financimit në kohë për veprat publike, ka sjellë për rrjedhojë një monitorim më të ulët për respektimin e standardeve. Për ministrin Haxhinasto duhet të rishikohet me ligj edhe statusi i superviziorëve, për të rritur më tej pavarësinë e tyre.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna