Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto ka inspektuar sot punimet që po bëhen për Ujësjellësin e qytetit të Rrëshenit, nga ku ka thënë se nga ky projekt do të përfitojnë më shumë se 18 mijë banorë.
Sipas Haxhinastos deri tani janë ndërtuar 17 depo të ujit, 150 kiloemtër linja të reja, ndëkrohë që ka theksuar se do vijojë investimi në mënyrë që uji i destinuar për konsumatorët të mos humbasë në rrjet, por të mbërrijë në çezmat e tyre.
“Nga ky projekt do të përfitojnë 18 mijë banorë të Rrëshenit dhe fshtartave përreth. Janë ndërtuar 150 km linja të reja, që kanë lidhur fshatrat me këtë sistem të furnizimit me ujë. Deri tani janë ndërtuar 17 depo. Ne e dimë që amortizimi i rrjetit është shumë i lartë dhe humbjet teknike janë të mëdha, por do vazhdojmë investimet që sasia e ujit të shkojë te qytetarët dhe të mos humbasë" ka thënë ministri.
Ai ka shtuar se, do të rritet vëmendja me qëllim që të rritet edhe cilësia e ujit.
"Një e re për këtë ujësjellës është se zgjidhja teknike e sjelljes së ujit në depo, ku zbritet kostoja e energjisë, pasi është një ujësjellës me rrjedhje të lirë, që do të thotë që kostot që më parë ishin të larta 180 ml lekë në vit, tashmë kursehen, dhe sigurisht ky është një përfitim për qytetarët e zonës, sepse kjo nuk do të reflektojë te kostot që ata duhet të paguajnë, por do të rrisë performacën e ndërrmarjes këtu", përfundoi ministri.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com