Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, është takuar këtë të mërkurë me anëtarë të dhomës së Tregtisë Turke e Maqedonase.

Këto të fundit gjatë takimit, kanë shfaqur interes kryesisht për investime në sektorin e transportit hekurudhor, por edhe në atë rrugorë e ajror.

Ministria Haxhinasto tha se në qendër të vëmendjes së ministrisë është rivitalizimi i dy linjave të rëndësishme hekurudhore si Durrës-Përrenjas dhe Tiranë-Rinas-Durrës.

Po ashtu sipas tij, një mundësi e mirë për investitorët investorët maqedonas, është projekti për parkun logjistik në Përrenjas.

haxhinasto

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)