TIRANË – Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, dha opinionin e tij për marrëveshjen e arritur sot në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Z.Haxhinasto, besoj se i keni ndjekur zhvillimet e fundit nga Brukseli dhe pritjen jo aq entuziste në Kosovë…

Unë do të thoja se marrëveshja është shumë e rëndësishme, është historike, se vendos një marrëdhënie të re ndërmjet dy vendeve, klikon një klimë të re në rajon dhe do krijojë një sinergji të re, që ka të bëjë me proceset integruese, me njohjet e Kosovës. Unë do ta trajtoja si një marrëveshje shumëdimensionale, me efekte pozitive për rajonin dhe më gjërë. Përfitimi më i madh do jetë për qytetarët e dy vendeve që do kenë një komunikim më normal, një ritëm të ri për ekonominë dhe shkëmbimet sociale, si qytetarë që i kanë vendet e tyre të imbarkuar plotësisht drejt BE-së. Natyrisht që marrëveshje të tilla historike shoqërohen edhe me skepticizëm duke pasur parasysh si kanë evoluar ngjarjet.

Është dashur shumë guxim nga palët, apo jo…

Çdo marrëveshje e kësaj natyre nuk ka nevojë për një guxim të jashtëzakonshëm, por jo të gjithë i kuptojnë dhe vlerësojnë në kohën e duhur ato, ndaj dhe ata që i firmosin kanë dhe rrezikun e kostos. Duhet theksuar se BE nëpërmjet znj.Ashton ka luajtur një rol të veçantë dhe unë shpreh vlerësimin tim maksimal edhe për SHBA-në që ka gjithnjë e angazhuar për të këtë marrëveshje.

Ju keni qënë shumë pranë shumë zhvillimeve në Kosovë e Serbi kur ishit minister. A mendoni se kjo përkthehet si hap para drejt integrimit?


Përveç asaj që është premtuar dhe e njohim tani, mendoj se kjo nuk përjashton edhe një marrëdhënie të re me NATO-n të këtyre dy vendeve.

Ju keni dikur ambasador në Beograd dhe dini diçka më shumë për jetën e brendshme atje. Si e gjykoni këtë sjellje të Daçiç, që ia ka lënë fjalën e fundit, institucioneve të Serbisë?

Unë mendoj që Daçiç i ka të gjitha kompetencat për ta bërë këtë dhe uroj që marrëveshja të kalojë edhe nëpër institucionet e tyre, sepse kjo do shënonte edhe një modernizim, përqasje europiane të Serbisë ndaj Kosovës dhe gjithë rajonit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)