Haxhinasto: Ndryshon ligji për
shërbimin diplomatik

Haxhinasto: Ndryshon ligji për <br />shërbimin diplomatik
TIRANË - Do të ndryshojë për të tretën herë brenda 12 viteve ligji për shërbimin diplomatik. Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto e ka diskutuar këtë ligj me disa drejtues të OJF në Shqipëri. Ligji është hartuar në 1998, ndryshimet e tij të para u bënë në vitin 2003 dhe aktualisht, po bëhet rishikimi i tretë i tij.
Sipas ministrit Haxhinasto, synimi i qeverisë është të përfshijë në shërbimin e jashtëm edhe vlera të spikatura nga shoqëria civile dhe bota akademike, dhe nga “fusha të tjera që janë të mirëpritura në shërbimin e jashtëm”.
Ligji i ri synon ndryshimin e e sistemit të pranimit në shërbimin me jashtë. “Ky do të jetë një proces i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të përfshihen në diplomaci” tha Haxhinasto. Por, të rinjtë mund të dëshirojnë diplomacinë, por me ndryshimet që parashikohen, për të qenë akoma më profesionalë, ata duhet detyrimisht të bëjnë Akademinë Diplomatike që do të riformatohet në ministrinë e Punëve të Jashtme. Dalja në pension dhe gradat, janë dy pika të tjera që pritet të ndryshohen në ligj. “Do të ruhet një raport më i drejtë midis gradave më të larta të shërbimit të jashtëm, atyre gradave të mesme dhe të ulta, duke vendosur një pozicionim të drejtë të të gjithë diplomatëvce me grada të caktuara në pozicione të caktuara. Pra do të ketë edhe një përqasje të drejtë midis gradave që mbajnë diplomatët dhe funksioneve të tyre” tha Haxhinasto.
Më në fund, sipas parashikimit të projektit të ri, ministria e Jashtme do të ketë një inspektor të përgjithshëm që do të merret me auditimin profesional të performancës së shërbimit të jashtëm. Dhe duke qenë se diplomatët shoqërohen në shërbimet e tyre nga bashkëshortët/et, ministri Haxhinasto tha se do të realizohen një sërë masash që ndihmojnë që edhe familjet e diplomatëve, të jenë të tilla që efikasiteti i punës së tyre të jetë sa më i lartë.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren