Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Kuvajtit në Shqipëri SH.T.Z Fayez Mishari Al-Jassim. 

Ministri u ndal te nevoja për të forcuar bashkëpunimin e mëtejshëm në sektorët e ndryshëm të ekonomisë. Haxhinasto e vlerësoi si shumë pozitiv bashkëpunimin me fondin e zhvillimit Kuvajtian, për ndërtimin e disa rrugëve si Bypass-it të Durrësit dhe Ndërtimi i Nyjes dhe Rrugëve Paralele Vorë.

Ministri e njohu ambasadorin Al Jassim, me prioritetet e zhvillimit të infrastructures dhe mundësitë për investime të huaja. Ai u ndal në projektet e lidhjeve me vendet fqinje, veçanërisht në korridorin Adriatiko-Jonian.

Haxhinasto e siguroi Ambasadorin Al Jassim për kushtet e favorshme për investime në infrastrukturën e vendit.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)