Industria detare duhet të kthehet në një sektor kyç të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maltës.Ky është vendimi që kanë marrë dy ministrat e Transportit dhe Infrastrukturës së Shqipërisë dhe Maltës, ku gjatë një takimi dypalësh ata kanë theksuar se, plotësimi i bazës ligjore të bashkëpunimit mbetet një çështje për tu realizuar dhe 2 ministrat shprehën gatishmërinë për të vazhduar më tej në këtë drejtim.

Edmond Haxhinasto,dhe  Ministri i Ekonomisë dhe Investimet të Maltës, Chris Cardona kanë diskutuar edhe për procesin e integrimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë, ku Haxhinasto theksoi se, hapësira e bashkëpunimit me Maltën është shumë e gjerë në fushën e investimeve në përgjithësi dhe në atë të transportit dhe infrastrukturës në veçanti.

Haxhinasto informoi zotin Cardona,për mundësitë e fushat në të cilat mirëpriten investimet e biznesit maltez.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)