Eden Hazard prezantohet zyrtarisht tek Real Madrid. Klubi madrilen u përgatit t'i bëjë një ceremoni spektakolare në stadiumin Santiago Bernabeu ku tifozët nuk munguan, aq sa në pamje të parë dukej sikur po luhej një 'El Classico' Real Madrid- Barça.
Hazard u transferua nga Chelsea tek Real Madrid për shifrën e 100 milion eurove. Pas 7 vitesh në Londër ku trofeu i vetëm i cili i mungonte ishte Champions League dhe individuali Topi i Artë belgu bëri një lëvizje i nxitur dhe nga dëshira i teknikut Zinedine Zidane, të cilin Hazard e ka pasur idhull që në fëmijëri.

Komente

