Hazizaj: Orientimi seksual, e drejtë pozitive

Hazizaj: Orientimi seksual, e drejtë pozitive
TIRANË - Për kreun e Ambasadës Pink/LGBT Pro Shqipëri, Altin Hazizaj, tashmë ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të organizohet “Festivali i Diversitetit”, ku qytetarët ftohen të festojnë të gjithë së bashku, pavarësisht orientimit të tyre seksual. Në intervistën për gazetën MAPO, Hazizaj tregon planin e aktiviteteve që do të organizohen në kryeqytet për 17 Majin, Ditën kundër Homofobisë, midis të cilëve është edhe “parada e flamurit” të komunitetit LGBT, që do të valëvitet përkrah atij shqiptar jo vetëm në festime, pasi sipas Hazizajt, të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe institucionet shtetërore, si Kryeministria, Presidenca, ministritë, Bashkia e Tiranës etj.
“Ne do të informojmë njerëzit për të drejtat seksuale të çdo qytetari, gay dhe jo gay, për punën që shoqëria civile dhe institucionet bëjnë për të eliminuar diskriminimin dhe promovuar tolerancën e diversitetin, për të përforcuar dhe ndarë me qytetarët vlerat më pozitive dhe më të larta të të gjithë komunitetit LGBT. Orientimi seksual dhe identiteti gjinor nuk mund të ndahen nga vlerat e tjera pozitive që prodhon komuniteti; është si ta shohësh Oscar Ëilde apo Elton John të ndarë nga letërsia apo muzika, thjesht dhe vetëm sepse janë gay”, tha Hazizaj.

FLAMURI NË ZYRËN E KRYEMINISTRIT
Kjo simbolikë e flamurit, pra e të paturit një flamur, në rastin konkret kërkon të tregojë se edhe në Shqipëri, si në çdo vend tjetër të botës, ka një komunitet, ka një (apo disa) shtëpi (bajraqe) që punojnë për avancimin e një prej grupeve, që ndonëse ka avancuar në drejtimin profesional dhe personal, kur vjen çështja në drejtim të të drejtave të tyre seksuale të jetë po aq i shtypur sa edhe grupe të tjera shoqërore në Shqipëri, si gratë, minoritetet etj.
“Ne në ditët në vijim do të ftojmë zyrtarisht që të gjitha institucionet publike të bëhen pjesë e kësaj dite, jo për të mbështetur Ambasadën Pink, por për të treguar se shteti dhe institucionet e kanë seriozisht luftën e tyre për eliminimin e diskriminimit, stereotipeve dhe homofobisë ndaj komunitetit LGBT”, deklaroi Hazizaj/

Flamuri LGBT përbëhet nga 7 viza horizontale me ngjyra të ndryshme: e kuqja, portokallia, e verdha, jeshilja, bluja, violetë dhe ngjyra rozë (pink). Flamuri me këto ngjyra (ndryshe njihet me fjalët: me ngjyrat e ylberit) përdoret në mjaft vende dhe kultura për të simbolizuar diversitetin, përfshirjen, shpresën apo kërkesën për diçka.

PARADA
Për herë të parë këtë vit, edhe në vendin tonë sikurse ndodh në mbarë botën, në Ditën Botërore kundër Homofobisë, komuniteti i personave lesbike, gay, biseksuale dhe transgjinorë (LGBT) nuk do t’i organizojë më “fshehur” aktivitetet në kuadër të kësaj dite, por në një nga sheshet kryesore të Tiranës.

(aq/MAPO/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm