TIRANE - Partia Demokratike është subjekti i tretë që e dërgon në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pronën, pas Presidentit dhe Parisë Republikane. Ndërsa analizon situatën e ligjit të ri për trajtimin e pronës, konstitucionalisti Sokol Hazizaj, thotë se ligji nuk mund të jetë tërësisht funksional për shkak se nuk është plotësuar ende me aktet e duhura nënligjore. Eksperti thotë se gjatë këtyre viteve ligjit të pronës në tërësi i janë bërë 38 ndërhyrje, disa prej të cilave jo kushtetuese.
"Ende nuk kanë dalë aktet nënligjore në zbatim të ligjit i cili sot ka hyrë në fuqi dhe botuar në fletoren zyrtare. Në lidhje me pronat në historinë e legjislacionit shqiptar janë konstatuar mbi 38 ndërhyrje dhe janë përpunuar akte nënligjore të cilat në përmbajtjen e tyre mund të kenë qenë deri tashmë dhe jo kushtetuese",- shprehet Hazizaj për Report TV.
Ndërkohë që vendimet e ardhshme të Agjencisë së Trajtimit të Pronës do të ishin të pavlefshme nëse Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Presidentin dhe shfuqizon Ligjin e ri për trajtimin e Pronës.
"Presidenti i Republikës ka bërë dy momente, ka kundërshtuar nëpërmjet dy momenteve formal ligjin e kuvendit: Së pari në dispozita të veçanta ka kërkuar konstatimin e jokushtetueshmërisë së ligjit dhe së dyti ka kërkuar pezullimin e tij. Pronarët të presin në një farë mënyre dy momente: Aktet nënligjore në zbatim të ligjit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese", - thotë ai.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO