Hebrenjtë e shqiptarët, dëshmi se si
u mbrojtën në vendin e shqiponjave

Hebrenjtë e shqiptarët, dëshmi se si<br />u mbrojtën në vendin e shqiponjave
Në kuadër të 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Izraelit, Muzeumi i Popullit Hebre, me qendër në Tel Aviv, në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Izrael, organizoi një seminar me temë “Hebrenjtë në Shqipëri: Komuniteti hebre në vendin e shqiponjave”.

Në këtë event morën pjesë profesorë, akademikë, studentë të Universitetit të Tel Avivit, përfaqësues të artit dhe kulturës si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-hebre.

Leksionin kryesor e mbajti profesoresha Efrat Kedem.

Ajo nënvizoi historinë e rrallë dhe të konsoliduar të pranisë hebreje në Shqipëri që nga kohët e kryqëzatave, gjatë Luftës II Botërore deri në ditët tona.
Nëpërmjet publikimit të dokumenteve arkivore, pamjeve filmike, dëshmive e intervistave, u theksua fakti që shqiptarët i dhanë strehë hebrenjve të larguar nga Spanja, mbrojtën dhe shpëtuan mijra hebrenjë gjatë Holokaustit duke vënë theksin tek vlerat unike të shqiptarëve: mikpritja, besa, humanizmi dhe toleranca.

Veçanërisht u nënvizua se Shqipëria ka qenë i vetmi vend i pushtuar në botë ku popullsia hebreje u shtua gjatë viteve të luftës.

Kryetarja e shoqatës së miqësisë Izrael-Shqipëri, Felicita Jakoel në fjalën e saj, bëri një përshkrim të shkurtër të eksperiencës së familjes së saj dhe të hebrenjve të tjerë që u shpëtuan nga popullsia shqiptare gjatë Luftës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj falenderoi për organizimin e një eventi të tilla, që synon njohjen e kontributit të shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve, por edhe që promovojnë vlerat e popullit shqiptar dhe të Shqipërisë në Izrael.

Në fund, ambasadori Canaj bëri një prezantim të marrëdhënieve aktuale mes dy vendeve dhe shprehu kënaqësinë që marrëdhëniet po marrin përmasa gjithnjë e më dinamike.

rama

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Robert Berisha uron publikisht vajzën e tij 16-vjeçare për ditëlindje! Ndan foton e dy motrave së bashku

Robert Berisha uron publikisht vajzën e tij 16-vjeçare për ditëlindje! Ndan foton e dy motrave së bashku