PARIS - Trupat e katër francezëve me besim hebre të vrarë gjatë pengmarrjes në një dyqan ushqimor në Paris më 9 janar nga terroristi Amedy Coulibaly, kanë mbërritur në Izrael ku do të kryhet dhe ceremonia e varrimit.
Trupat e katër burrave kanë mbërritur në Tel-Aviv dhe do të varrosen sipas ritualeve ceremonial të besimit hebraik. Ndonëse nuk ishin Izraelitë, familjarët e viktimave kanë kërkuar që të varrosen në shtetin hebraik.
Katër pengjet e mbetur të vrarë janë të moshës nga 20 vjeç deri në 60 dhe janë pjesë e 17 personave të mbetur të vrarë gjatë javës së fundit në sulmet terroriste që tronditën Francën. Pengmarrja u krye nga Amedy Coulibaly, një militat ekstremist islamik që synonte të godiste persona të fesë hebraike.
Pavarësisht masave të larta të sigurisë të marra në mbrojtje të personave me fe hebraike, në Izrael është krijuar ideja se Franca është një vend i kërcënuar dhe i paaftë për të mbrojtur besimtarët hebre.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Paris, vriten 4 pengjet dhe Coulibaly
Paris, pengu: Orë të tëra pranë kufomave, ai s'kish frikë nga vdekja!