Izraelitët e gjermanisë janë paralajmëruar nga zyrtari qeveritar, Felix Klein që të mos mbajnë kapelat, 'kippah' tradicionale në mjediset publike pas një rritjeje të sulmeve anti-semite në të gjithë vendin në Gjermani.
Komisioneri i antisemitizmit të qeverisë gjermane, Felix Klein, tha se nuk do të ishte e këshillueshme që izraelitët të mos i mbajnë në kokë dhe se mendimi i tij kishte ndryshuar.
“Nuk mund t’iu rekomandoj hebrenjve të mbajnë kapelat e tyre, kudo dhe në çdo kohë në Gjermani”, tha ai për mediet vendase.
Ndërkohë, Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin tha se këto rekomandime tregojnë edhe një herë se herbrenjtë nuk janë të sigurtë në tokën gjermane.
Ndërkohë vitin e shkuar ka patur një rritje të kriminalitetit anti-semit në Gjermani.
Shifrat zyrtare tregojnë se, 1.646 krime me bazë urrejtjen kundër hebrenjve janë kryer në vitin 2018, një rritje prej 10 për qind krahasuar me një vit më parë.
Komento