Hebrenjtë që zgjodhën të jetonin
në Shqipëri pas rënies së diktaturës

Hebrenjtë që zgjodhën të jetonin<br />në Shqipëri pas rënies së diktaturës
Ekspozita “Hebrenjtë në Shqipëri” është çelur këtë të martë në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Në fokus të kësaj ekspozite janë kryesisht hebrenjtë që zgjodhën të jetonin në Shqipëri pas hapjes së kufijve, kur ata u lejuan të shkonin e të jetonin në atdheun e tyre.

Ajo pjesë që ka mbetur në Shqipëri pas luftës së dytë botërore u strehua dhe u mbrojt nga shqiptarët. Në shenjë mirënjohjeje një pjesë e tyre shprehen se gjaku i tyre është hebre, por ndihen shqiptarë, sepse kanë jetuar me gëzimet e hallet e këtij vendi.

Në fotografitë e bëra nga dhjetëra fotografë profesionistë shqiptarë e të huaj spikasin hebrenjtë e mbetur në Shqipëri në vitin e parë të demokracisë dhe kujtimet nga vizitat ne atdheun e tyre, ne Izrael. Një nga fotografë është edhe artisti izraelit, Doran Bacher.

Objektivi i tij shërbeu për të dokumentuar jetesën e komunitetit hebre në Shqipërinë post-komuniste, dhë pikërisht ata që zgjodhën përfundimisht vendin që i mbajti për të jetuar pas rënies së diktaturës në Shqipëri.

Ekspozita me fotografitë që tregojnë bashkëjetesën dhe marrëdhëniet miqësore të hebrenjve me shqiptarët është promovuar me një ceremoni të veçantë, ku ishte i pranishëm edhe Boaz Rodkin, Ambasadori i Izraelit në Tiranë. Rodkin tha se këto fotografi reflektojnë momente të veçanta të jetës në Shqipëri.

Fotografët janë përpjekur që bashkë me portretet të prezantohen edhe kushtet ekonomike të Shqipërisë, kushte në të cilat ata jetonin në vëllazëri të plotë me shqiptarët. Përmes këtyre fotografive dhe shumë të tjerave, vetë Izraeli është njohur më së miri me Shqipërinë, që strehoi dhe mbrojti hebrenjtë nga nazizmi”, theksoi Bacher.
Të dhënat historike tha ambasadori tregojnë se janë qindra izraelitë që zgjodhën të jetojnë në Shqipëri pas hapjes së kufijve.

Ndërsa Boaz Rodkin, Ambasadori i Izraelit në Tiranë deklaroi se “Në Izrael ka edhe një komunitet shqiptar dhe ky komunitet është një urë lidhëse mes të dyja vendeve”.

Ekspozita “Hebrenjtë në Shqipëri” do të jetë çelur deri në 11 Mars, në hollin e Akademisë së Shkencave.

[gallery]21349[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë