TIRANE-Padia e 27 banorëvë të komunës Margegaj në Tropojë nuk ka mundur të pezullojë ndërtimin e Heceve në Luginën e Valbonës nga kompania Dragobia Energy dhe Gener2.
Gjyqtarja Elvana Çiçolli ka vendosur të rrëzojë padinë e banorëve për pezullimin e ndërtimit të veprave energjitike me argumentin se në këtë fazë të gjykimit mungonte raporti i vlersimit për ndikimet në mjedis të punimeve.
Ndërkohë gjyqtarja vendosi të rrëzojë dhe padinë e kompanisë Gener 2 për mos nisjen e këtij procesi pasi sipas kërkesës së Gener 2 pretendimet e banorëve që kundërshtojn Hec nuk qëndrojnë.
Ky gjykim u cel në themel dhe më datë 14 qershor, Gjykata Administrative do të dëgjojë pretendimin e palëve ndërgjygjëse për të vendosur në themel nëse do të pranojë apo jo padinë ë 27 banorëve të prekur nga ky ndërtim.
Për këtë vendim reagoi dhe shqiptaro amerikania Catherin Bohne e cila është në krye të shoqatës Toka që kërkon anulimin e ndërtimit të heceve. Sipas Bohne gjykata vendosi gabim, pasi një katastrof ekologjike nuk riparohet po mbeten të vendosur për të vazhduar betejën ligjore.
ReportTv ka siguruar një kopje të vendimitë gjyqtares Çiçolli kun ë 12 faqe argumenton se përse nuk duhet pezulluar punimi për hecet në Valbonë.
E ndërsa interesi publik i banorëve të Margegaj është pezullimi i punimeve, gjyqtarja shkruan pikërisht se pezullimi i punimeve në këtë kontratë do të cënojë interesin publik duke komplikuar procedurën e mëtjeshme dhe mardhëniet kontraktore mes organve publike dhe operatorëve ekonomik privatë.
Ky është vendimi i dytë i gjykatës administrative për HEC në lumenj, ku disa javë më parë e njëjta gjykatë me një gjyqtar të ndryshëm vendosu të anulojë kontratën për ndërtim HEC në luginën e Pocemit dhe basenin e lumit Vjosa.
Banorët e Tropojës prejmë shumë se 5 muaj kundërshtojnë ndërtimin e Hec me argumentin se investimet e tyre në agroturizëm dhe biodiversiteti i zonës do të dëmtohej pasi do të thahej lumi duke u përdorur shtrati dhe uji i tij për Hec.