TIRANË – Kryeministri Berisha merr pjesë në konferencën me temë “Statkraft në Shqipëri” , e cila i kushtohet kompanisë që po zbaton projektin e HEC-eve në kaskadën e Devollit.
Kryeministri vlerësoi seriozitetin dhe përkushtimin e kësaj kompanie dhe interesin e Shqipërisë në të. "Unë siguroj sot se do bëj gjithçka duke dhënë mbështetje totale për suksesin e kësaj sipërmarrjeje. Shqipëria, me këtë investim, vendoset në hartën e projekteve të mëdha të kësj kompanie të madhe".
Qeveria shqiptare dhe kompania "Statkraft AS" kanë nënshkruar koncesionin për ndërtimin e tre hidrocentraleve në lumin Devoll, projekt prej të cilit pritet një rritje prodhimi e energjisë elektrike me 20 %. Projekti do të krijojë vende pune, do të stimulojë zhvillimin ekonomik dhe do të shpërndajë energji të pastër në të gjithë Shqipërinë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com