TIRANE - Komisioni për Vlerësimin e Shprehjeve të Interesit për privatizimin e shoqërive “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a dhe “HEC Ulëz Shkopet” sh.a. shqyrtoi shprehjet e interesit të paraqitura deri më datë 15 maj 2012, për privatizimin e shoqërive “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a dhe “HEC Ulëz Shkopet” sh.a dhe dokumentacionin shoqërues.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit rezulton se kanë shprehur interes kompanitë EVN – Austri; CNR & CN'AIR (leader CNR) France dhe VERBUND Hydro Poëer AG – Austri. Ato kanë shprehur interes për privatizimin e të dy shoqërive. Meqënëse kompanitë përmbushin kriteret e kualifikimit të botuara në Shpalljen për Tender Ndërkombëtar, Komisioni i Vlerësimit të Shprehjeve të Interesit vendosi t’u dërgojë ftesën për ofertë kompanive EVN – Austri, CNR & CN'AIR (leader CNR) France dhe VERBUND Hydro Poëer AG – Austri, për pjesëmarrje në tenderin për privatizimin e shoqërive “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a dhe “HEC Ulëz Shkopet sh.a”.
Lidhur me privatizimin e shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sh.a pritet shprehja e interesit deri më datë 4 qershor 2012 dhe për shoqërinë “HEC Ulëz Shkopet” deri më datë 6 qershor 2012.
(gk/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com