Padia e 27 familjeve që kundërshtonin ndërtimin e HEC-eve në parkun kombëtar të Valbonës në Tropojë u rrëzua këtë të premte në gjykatën administrative. Ky vendim u dha nga gjykata pa pranin e kamerave, ndërsa banorët e pranishëm në sallë akuzuan trupin gjykues si të korruptuar dhe të shitur tek interesat e firmës që po ndërton HEC-et.

Banorët të cilët ndoqën vendimin në sallë u shprehën më pas se do të vazhdojnë betejën e tyre duke apeluar këtë vendim dhe do të organizohen në protesta.

Të paditur nga 27 familjet që jetojnë e banojnë në luginën e Valbonës ishin dhe institucione shtetërore si ministria e Energjetikës, ajo e Mjedisit dhe këshilli kombëtar i territorit, të cilat në gjyq u shprehën pro ndërtimit të HEC-eve me argumentet se kontrata koncesionare mes Dragobia Shkp dhe shtetit ishte e ligjshme.

d.c./shqiptarja.com