HEC-i i Banjës, Basha: Rama mori
meritat, kontrata gjatë qeverisë së PD

HEC-i i Banjës, Basha: Rama mori<br />meritat, kontrata gjatë qeverisë së PD
Inaugurimi i HEC-it të Banjës në Gramsh, nga kryeministri Edi Rama, ka reaguar kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Sipas tij, kryeministri mori meritat e një projekti dhe një kontrate të iniciuar dhe nënshkruar gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.
 
Basha akuzoi Ramën se gjatë tre viteve në pushtet, nuk ka sjellë asnjë investim të huaj.  
 
"I thoni të zbresë volumin e investimeve të TAP dhe të Devollit dhe të na thotë sa është shifra e investimeve që ka sjellë. Është 10 herë më e vogël sesa në 8 vite paraardhëse sepse është përkujdesur për të mbështetur investimet e klientëve të tij. I vetmi investim i tij janë fasadat dhe bumi i investimeve është droga, kthimi i Shqipërisë në plantacion gjigant droge e vetmja gjë”, u shpreh Basha.
 
Nga ana tjetër, kryetari i PD-së vlerësoi ndërtimin e HEC-it të Banjës si moment të rëndësishëm për kapacitetet energjetike të vendit. 

Vijon...

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!