TIRANE- Problemi i ditëve të fundit mbi mundësinë e devijimit të rrjedhës së lumit Radika në Dibrën e Madhe ka prekur edhe institucionin më të lartë shqiptar. Presidenti i republikës Bujar Nishani ka zhvilluar një takim kokë më kokë me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ku i ka kërkuar këtij të fundit më shumë informacion mbi situatën. Mësohet se në diskutimet ndërmjet Nishait dhe Bushatit është trajtuar edhe tema e rëndësisë së një dokumenti të ri mbi sigurinë kombëtare.
TakimiPresidenti i Republikës Bujar Nishani ka zhvilluar një bisedë të gjatë me Ministrin e Jashtëm ku temat kryesore që u prekën ishte çfështja e sigurisë kombëtare, emërimet në ambasada si edhe integrimi i Shqipërisë në BE. Në çështjen e sigurisë kombëtare mësohet se Bushati dhe Nishani kanë diskutuar mbi mundësinë e ndryshimit të dokumentit të sigurisë kombëtare. Kjo mundësi ka ardhur për shkaka të zhvillimeve të fundi të ndodhura me palën maqedonase e clia në prag të fushatës elektorale ka propozuar ndërtimin e një hidrocentrali në Fushë Lukovë nga i cili do të bëhet edhe ndryshimi i rrejdhës së lumit Radika që për zonën e Dibrës së Madhe konsiderohet jetik.
Krahas kësaj, mundësia e ndryshimit të këtij dokumenti kaq të rëndësishëm vjen për shkak se hera e fundit kur është bërë ndërhyrje ka qenë vitit 2004, kësisoj ai nuk pasqyron realitetet e reja të kohës në vend si edhe në rajon. Veç kësaj, edhe ekspertë të fushës në Shqipër e kanë cilësuar këtë ndryshim si tepër të rëndësishëm pasi sipas tyre, dokumenti i sigurisë kombëtare nuk garanton mbulimin e të gjitha fushave. Kjo temë ndërmjet Nishanit dhe Bushatit është dikutuar edhe për shkak se presidenti i vendit është njëkohësisht edhe Kryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Veç kësaj, në bisedën ndërmjet kreut të shtetit dhe shefit të diplomacisë shqiptare është diskutuar edhe çështja që lidh drejtëpërdrejtë dy institucionet, ai i emërimit të ambasadorëve në vende të ndryshme të botës. Kjo pasi Ministria e Jashtme porpozon kandidatura të cilat miratohen në Kuvend dhe më pas presidenti i dekreton ato. Nga eksperienca e të kaluarës ka rezultuar se ndërmjet institucioneve ka pasur shpesh herë ngërçe për shkak të disa kandidaturave që sipas njërës palë nuk plotëson kriteret.
Kësisjoj edhe ky diskutim ndërmjet tyre duket se është tepër i rëndësishëm pasi pritet që në disa seli diplomatike nëpër botë të bëhen ndryshime ambasadorësh. Krahas këtyre, pjesë e bisedës ndërmjet presidentit dhe ministrit kanë qenë edhe çështjet që lidhen me politikën e jashtme të Shqipërisë si mundësia e kryesmit të
OSBE-së nga ana e shtetit shqiptar si edhe statusi i vendit kandidat.
Shkrimi u publikua sot (23.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.5%
-
Jo
41.1%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5619
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15