Hedh çantën pasi e ndalon patrulla, policia i gjen pistoletë 'TT' të riut nga Bulqiza (EMRI)

Hedh çantën pasi e ndalon patrulla, policia i gjen pistoletë 'TT' të riut nga Bulqiza (EMRI)

Foto ilustruese

BULQIZË - Një 20-vjeçar është arrestuar në Bulqizë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet tip "Benz" i është sekuestruar një armë zjarri pistoletë. Në pranga ka rënë Ronaldo Abedini, 20 vjeç, banues në Bulqizë (i dënuar më parë për vjedhje). Në momentin që ai ka parë patrullën e policisë, ka hedhur në tokë një çantë që mbante në automjet, ku mbante një armë zjarri pistoletë.

Njoftimi i Policisë: 

Bulqizë

Operacion blic nga Policia e Bulqizës për kapjen e personave në kërkim, apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë TT dhe 31 fishek. 

Në pranga poseduesi i saj. Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, apo të atyre qarkullojnë me armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë kryer kontrolle të befasishme në qytetin e Bulqizës, ku si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi: 

Ronaldo Abedini, 20 vjeç, banues në Bulqizë (i dënuar më parë për vjedhje).

Shërbimet e policisë gjatë ndalimit për kontroll të automjetin tip 'Benz', nga ana e shtetasit Ronaldo Abedini, është hedhur në tokë një çantë, brenda së cilës u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip TT, me krehër me 7 fishekë, dhe 24 copë fishekë të tjerë, të mbështjella në letër.

Strukturat e policisë po vijojnë punën për kapjen e drejtuesit të automjetit. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, ‘’Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuara nga nenet 278, 242 e 25 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë