Një 29-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Bulqizë, pasi dyshohet se u qëllua aksidentalisht me armë gjahu nga një 44-vjeçar gjatë një gjuetie.

Autori dyshohet se plagosi të riun në pyllin e fshatit Fushë-Sopot pasi po qëllonte në drejtim të një kafshe të egër. 

Për pasojë 29-vjeçari ka humbur dhe jetën dhe autori është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Fushë-Sopot, Bulqizë, shtetasi B. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se gjatë gjuetisë, duke qëlluar me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër, ka qëlluar nga pakujdesia shtetasin E. L., 29 vjeç, banues në fshatin Strikçan, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B. F. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, ndërsa arma e gjahut, e dyshuar si e përdorur në ngjarje, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë