Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar me 1 milionë lekë gjobë kompaninë “Gjikuria.”
Gjatë inspektimit në Dhërmi, u konstatua një vend depozitim mbetjesh inerte dhe dhera të dala nga gërmimet në krye të fshatit. Rezultoi se kompania kishte kryer shkelje sepse nuk ishte e pajisur me Leje Mjedisi të tipit B shtojca 5.2.
Kompanisë i është pezulluar aktiviteti deri në pajisjen me lejen përkatëse, si dhe ka detyrimin për të rehabilituar zonën ku janë kryer depozitimet e inerteve, brenda një afati të arsyeshëm.
Komente











Keshtu po!
Përgjigju