Hedhja e inerteve në Butrint dhe ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohen 2 zyrtarë të Zonave të Mbrojtura në Vlorë! Nën hetim 3 të tjerë

Dy zyrtarë të zonave të Mbrojtura në Vlorë janë arrestuar nga policia, ndërsa 3 të tjerë janë vënë nën hetim penal, pasi kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar hedhjen e inerteve në zonat e mbrojtura në Butrint, te Pema e Thatë e te Laguna si dhe ndërtime pa leje në Ksamil.

Në pranga ka rënë Çane Aliaj, inspektor i Zonave të Mbrojtura në Butrint si dhe Sokol Xhyheri inspektor në Ksamil.

Ndërkohë nën hetim janë vënë Nexhip Hysolakoj, Drejtor i Agjencisë Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Nertil Cumani, inspektor i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit. Po ashtu nën hetim Besian Koçi Inspektor i IVMT-së në Sarandë.

Sipas policisë këta shtetas nëpërmjet mosveprimit, kanë shpërdoruar detyrën, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, sepse në zonat e Pemës së Thatë, Lagunës dhe në liqenin e Butrintit, kanë lejuar ushtrimin e aktiviteteve më kundërshtim me ligjin, dhe për pasojë kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njotimi i policisë

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 2 shtetas, për shpërdorim të detyrës. Procedohen penalisht 3 zyrtarë të tjerë, për të njëjtën vepër penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bënë ndalimin e shtetasve: 

-Ç. A., 62 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë inspektor në ARZM, Vlorë, që mbulon  zonën e Butrintit;
-S. Xh., 37 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë specialist në ARZM Vlorë që mbulon Ksamilin.

Për këta shtetas, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi në kohë të ndryshme, janë konstatuar raste të hedhjes së inerteve dhe të ndërtime të mureve rrethuese, në zonat e mbrojtura të liqenit të Butrintit, të Pemës së Thatë dhe të Lagunës.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:
-N. H., 51 vjec, banues në Vlorë, me detyrë drejtor i ARZM Vlorë (Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura);
-N. C., 38 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë inspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit;
-B. K., 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë Inspektor i IVMT-së, bashkia Sarandë.

Këta shtetas nëpërmjet mosveprimit, kanë shpërdoruar detyrën, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, sepse në zonat e Pemës së Thatë, Lagunës dhe në liqenin e Butrintit, kanë lejuar ushtrimin e aktiviteteve më kundërshtim me ligjin, dhe për pasojë kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Sarandës ka referuar materialet në Prokurori dhe më parë, si dhe materialet shtesë, pas investigimit të gazetarëve të emisionit investigativ “Fiks Fare” në Top Channel.

Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën, të punonjësve të administratës shtetërore dhe çdo paligjshmëri tjetër, si dhe garanton qytetarët se është e vendosur për të reaguar menjëherë dhe me profesionalizëm.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxxxxxxx: 07/09/2023 21:25

    Keta qe arrrestoi policia te bejn te pakten nga 10 vjet burg se i kan siell deme te medha komunitetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin