Mbeturinat në vendgrumbullime të paligjshme, Drejtori i Shërbimeve në bashkinë Kavajë: S’kemi arritur marrëveshje me landfillin, po mundohemi ta zgjidhim

Drejtori i shërbimeve në Bashkinë Kavajë Ledio Hysa ka reaguar për Report Tv për situatën shqetësuese të krijuar në Plazhin e Gjeneralit dhe të Spillesë si pasojë e hedhjes së mbeturinave në vendgrumbullime të paligjshme duke bërë kështu një krim mjedisor.

Hysa e pranoi këtë fakt duke thënë se mbeturinat e djegura kanë qenë aty që vite më parë dhe dikush u ka vënë flakës. Kjo situatë është krijuar për shkak se ende bashkia nuk ka arritur një marrëveshje me landfillin. Drejtori i shërbimeve në bashki tha se po mundohen që ta zgjidhin me landifillin prej një muaji.

“Kavaja është e mbushur me mbetje. Skemi arrtiur ende një marrëveshje me landfillin. Janë mbeturina që kanë qenë vite më parë dhe nuk janë hedhur tani. Se di kush e ka vënë zjarrin, kemi marrë telefonatë nga banorët kemi lajmëruar zjaffikësen për të sistemuar ambientin  atje.

Kemi një problematikë që po mundohemi prej 1 muaji ta zgjidhim me landfillin, kemi dërguar shkresa në ministrisë së financave dhe landfillit, presim hapjen e traut.

Po mundohemi të gjejmë një zgjidhje sa më të shpejtë me landfillin. Kemi ndjekur të gjitna hapat ligjorë, kemi komunikuar me landfillin. Na është kërkuar një shkresë që duhet tja dërgonim ministrisë së financave, ia kemi dërguar ministrisë, do ia dërgojmë dhe ministrisë”, tha ai për Report Tv.

 


Lajmi kryesor:

Krim i rëndë mjedisor pranë plazhit/ Tonelata mbetjesh në zonën e Spillesë, bashkia Kavajë i hedh plehrat në vendgrumbullime të paligjshme dhe u vë flakën


  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Festivali në RTSH, Stresi: Dallaverxhi deri në rrënjë, e di çfarë luhet aty

Festivali në RTSH, Stresi: Dallaverxhi deri në rrënjë, e di çfarë luhet aty