Hedhja e shisheve në fushë/ KF Vllaznia: U provokuan nga arbitri! Tifozeria ishte e mrekullueshme

Hedhja e shisheve në fushë/ KF Vllaznia: U provokuan nga arbitri! Tifozeria ishte e mrekullueshme

SHKODËR-Shfaqja e shëmtuar e dhënë mbrëmjen e djeshme në stadiumin "Loro Boriçi" në ndeshjen Vllaznia-Tirana, për klubin eshkodran, ka ardhur si rezultat i "provokimit" nga ana e arbitrave, duke i akuzuar për gjykim të njëanshëm.

Në një reagim në faqen zyrtare të Vllaznisë, akuzohet në mënyrë të drejtpërdrejtë arbitri kryesor Enea Jorgji, të cilët pretendojnë se u ka mohuar dy penallti të pastra. Kjo, por edhe vendimet e tjera, të gjykuara nga klubi si të padrejta, kanë acaruar tifozët të cilët kanë reaguar duke hedhur shishet e stadiumit në fushë.

Klasikja e parë e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës e luajtur pasditen e djeshme në "Loro Boriçi" përfundoi me shifrat 0 me 2 në favor të bardhebluve. Ndërkohë, në përfundim të ndeshjes, autobusi i klubit të Tiranës u sulmua me gurë nga persona ende të paidentifikuar.

Deklarata e plotë
Klubi i Futbollit Vllaznia falenderon tifozerinë e mrekullueshme shkodrane për mbështetjen në ndeshjen me Tiranën. Si gjithmonë, tifozeria ishte “lojtari i 12-të” për kuqeblutë.
Nga shkallët e “Loro Boriçit” por edhe nga filmimet e mediave, u pa qartë se Vllaznia u penalizua nga një gjykim aspak profesional, aspak i paanshëm i arbitrave të ndeshjes dhe sidomos kryesorit Enea Jorgji. 
Një sjellje e tillë e arbitrave penalizoi Vllazninë me mohimin e dy penalltive, njëra nga të cilat u pranua dhe nga vetë trajneri i ekipit kundërshtar dhe të gjithë specialistët në studiot sportive.
Gjatë gjithë ndeshjes, sjellja arrogante e arbitrit ishte provokuese dhe në dëm të garës e rezultatit të saj, rezultat i cili nuk reflektoi atë që u tregua në fushën e blertë.
Kjo jo vetëm acaroi futbollistët në fushën e lojës, por krijoi reaksion edhe tek tifozeria në shkallët e stadiumit. 
Në Shkodër është luajtur dhe luhet futboll gjithmonë. Në “Loro Boriçi” janë duartrokitur ekipe që edhe kanë shënuar ndaj Vllaznisë tonë. Shkodra ka dhe do të ketë gjithmonë tifozerinë më të mirë në të gjithë Shqipërinë sepse Shkodra dhe futbolli janë në një simbiozë mëse njëshekullore.
Arbitrimi i Enea Jorgjit dhe ndihmësve të tij, solli një rezultat aspak të merituar për Vllazninë, e cila sivjet ka objektiva të qarta. Sivjet, Vllaznia me skuadrën që ka ndërtuar, me stafin teknik të përzgjedhur, ka synim të luftojë fort dhe ndershmërisht për trofetë e sezonit dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës. 
Si gjithmonë, nuk kërkojmë asgjë më shumë se drejtësi në fushën e blertë e jashtë saj, gjykim të paanshëm dhe profesional në “Loro Boriçi” dhe në çdo stadium tjetër.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sefer Daja: 01/09/2019 16:17

    Të vjen keq për çka ndodh në Shkodër. Dikur këto 2 tifozeri mbaheshin më të kulturuarat në Shqipëri. Kom qen vetë prezent kur Vllaznia fitonte në Tiron dhe duartrokitej nga ne, tifozat e Tirones ashtu sikurse respektoheshim në maksimum kur triumfonte Tirona në Loro Boriçi! E të mendosh që atëherë këto dy ekipe luftonin kush nga të dyja do dilte kampion!!! Kurse tani që janë në pikën e tyre më të dobët futbollistike ndodhin këto dukuri! Mduket se vetëm tironca dhe shkodran nuk ka në mes të tifozëve!

    Përgjigju
  • shkodrani: 01/09/2019 13:58

    O klubi i Vllaznise, si ore nuk pasqyron rezultati 0-2 lojen ne fushe? Po Vllaznia beri as s'beri nje gjuajtje ne porte. Stervituni fort, ulni kryt e mos beni viktimen. Shikoni forconi sulmin e mbyllni birat ne mbrojtje. Arbitri ka fajet e veta, por po te ishte Vllaznia ekip kaq i mire, e merrte nje barazim. Dy golat ishin te drejte.

    Përgjigju
    • SHKODRANI: 01/09/2019 16:27

      Shoku me vjen keq po ti nuk paske asnje lloj lidhjet me futbollin dhe ti nuk e di cfare do te thot te mohohet nje penallti e paster ne min e 8 dhe shume faulle kunder ndaj tejet me tendence nga arbitri ne fushe.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)