Disa automjete u përfshinë në një aksident zinxhir me dëme materiale në Rrugën e Arbrit, për shkak se në asfalt, persona të papërgjegjshëm, hedhin vaj. Një qytetar që dërgoi videot në Report TV dëshmon se rruga është e mbuluar nga vaji ç’ka shkaktoi rrëshqitjen e automjeteve.

Për më shumë se një orë, derisa mbërriti policia rruga që lidh Dibrën me Tiranën mbeti e bllokuar. Kjo nuk është hera e parë që hidhet vaj në bypass e Qafë Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit.

Policia e Dibrës ende nuk ka identifikuar personat që hedhin vaj qëllimisht duke shkaktuar aksidente.