Modelja me famë botërore Heidi Klum është shprehur gjatë një interviste se nuk dëshiron që vajzat e saj të zhvishen apo të pozojnë nudo.

Duke qenë se Klum është një nga modelet, e cila ka shumë vite në këtë profesion dhe një nga më të kërkuarat është shprehur se e njeh mirë kufirin midis artit dhe pornografisë.

“Kur keni trup të bukur, fotografët vazhdimisht do t’iu kërkojnë që t’i largoni rrobat. Mirëpo, duhet të jeni të denja dhe të forta dhe të thoni jo, sidomos kur jeni akoma të reja”, -ka thënë Klum.

Modelja gjermane është ndër më të kërkuarat në fushën e modës duke ruajtur linja mjaft të mira trupore edhe pas lindjes së fëmijëve të saj.

(xh.k/shqiptarja.com)