Modelja gjermane Heidi Klum do të prezantojë spektaklin e ndarjes së çmimeve për muzikën në Evropë, “ MTV Europe Music Awards”.

Këtë vit ceremonia do të mbahet në Frankfurt të Gjermanisë me datë 11 nëntor.

“Ndihem e nderuar që do të jem prezantuesja e MTV EMA 2012, si dhe që ky edicion do të zhvillohet në vendlindjen time.

MTV EMA është një prej netëve më të mëdha në muzikën botërore, me audiencë nga e gjithë bota,”- është shprehur modelja gjermane.

Nga nominimet e bëra Rihanna kryeson me pesë të tilla, pas saj vjen këngëtari Justin Bieber dhe Katy Perry që kanë përkatësisht nga katër nominime.

(xh.k/shqiptarja.com)