TIRANE- Mbledhja e 14 dhjetorit 1983. Hekuran Isai: Sigurimi po vrojton grupin e dytë të ushtarakëve.
Ndërsa janë krejt në fund të diskutimeve, mbi sinjale të dyshimta për agjenturë në ushtri, në mbledhjen e 14 dhjetorit 1983, Enver Hoxha dhe Ramiz Alia kërkojnë ti vënë pikë kësaj çështje. Hekuran Isai thotë se deri në atë kohë ishin pastuar nga ushtria plot 20 oficerë. “Ata e mbronin me këmbëngulje Mehmet Shehun”, thekson Isai, ndërsa Hoxha e ndërpret duke i thënë se e di atë rast.. Ndërkohë sipas Hekuran Isait, Sigurimi i shtetit ishte vënë në ndjekje e në studimin e një grupi të dytë ushtarakësh.
Hoxha i kujton se në këtë mbledhje u përmendën 6 raste. “Deri tani janë bërë gjashtë veta dhe ju po vazhdoni të shikoni në se çështja e këtij ose atij qëndron kështu a nuk qëndron, zhvillon ky punë armiqësore a nuk zhvillon? Rëndësi ka në radhë të parë që këta të largohen nga ushtria një herë”, thotë Hoxha, ndërsa Ramiz Alia e përforcon duke përmendur rastin e komandantit të divizionit të Beratit, ndërsa thekson se “ne mund e duhet ta heqim menjëherë”.
Më tej Alia shton se duhet hequr me urgjencë edhe komandanti i Peqinit. “Pse ta lëmë, deri sa është vërtetuar që është takuar me një punonjës të ambasadës bullgare në Durrës? Ne ta heqim nga ushtria një herë, pastaj sigurimi le të bëjë punën e vet me të, ta ndjekë”, thotë Ramiz Alia.
Ata përjahstojnë rastin e drejtorit të Uzinës së Tankeve, duke u nisur nga fakti se ai ishte anëtar partie e mbase agjenti grek që e denonconte dhe mund të kishte arsye personale kundrejt tij.
Hekuran Isai raporton se agjenti grek e ka bërë denoncimin e tij kohët e fundit, pra pasi ka kryer dënimin e tij 15 vjet burg. Nisur nga kjo Hoxha ndërhyn e thotë se mbase në këtë rast fshihet ndonjë hakmarrje e tij, ndaj shokut të ngushtë, pas ndonjë mosmarrveshjeje që mund të kenë pasur. Në fund të këtij diskutimi Hoxha e ka kthyer fjalën e tij tek edukimi në ushtri, duke ju rikujtuar Simon Stefanit, Hekuran Isait dhe Ramiz Alisë se si duhen hetuar çështjet, që nga pyetjet që bëhen në rradhët e ushtarëve të thjeshtë. Vëç kësaj Hoxha i mëshon fort idesë se Sigurimi i shtetit duhet të bashkëpunojë me Partinë sikurse edhe Partia më Sigurimin e shtetit.
Shoku Ramiz Alia: Doli diçka krejt e re me këtë rast.
Shoku Enver Hoxha: Pas takimit po, kurse para takimit për ç’arsye të mos piqej inxhinieri me komandantin e divizionit? Pse të pyeteshin këta ç’janë këto takime midis jush?
Shoku Simon Stefani: Ata dy të tjerët janë inxhinierë në Uzinën e Poliçanit, shoku Enver, kurse ky i treti është mësues në Berat.
Shoku Ramiz Alia: Po, fjala nuk është për këtë rast konkret.
Shoku Hekuran Isai: Për mësuesin, në qoftë se është kështu, unë duhet të kem të dhëna që dyshojmë për të.
Shoku Simon Stefani: Po, po, duhet të ketë material për të.
Shoku Enver Hoxha: Unë e kam çështjen këtu që Partia duhet ta ndihmojë sigurimin. Edhe sigurimi pastaj duhet ta ndihmojë Partinë nga ana e vet deri në njëfarë shkalle dhe, kur çështja bëhet e rrezikshme, të marrë masa.
Shoku Simon Stefani: Të arrestojë personin e dyshimtë.
Shoku Enver Hoxha: Kur është akoma i parrezikshëm, sigurimi duhet të sinjalizojë për ta pasur një çikë në kujdes, për ta rregulluar, për ta sjellë në rrugë të drejtë këtë person. Kur thotë sigurimi për të pasur pak kujdes, nuk thotë se ky është element i dyshimtë.
Shoku Simon Stefani: Jo, nuk thotë njeri se është i dyshimtë.
Shoku Enver Hoxha: Se edhe Sigurimi nuk e ka të dyshimtë, nuk e ka sqaruar akoma. Këto janë nuanca të punës së sigurimit, që, po të mos bëhet kujdes, kanë rrjedhime.
Shoku Simon Stefani: Ashtu është, kanë konsekuenca. Ja edhe për këtë që tha shoku Hekuran.
Shoku Enver Hoxha: Për cilin?
Shoku Simon Stefani: Për atë të Uzinës së artilerisë dhe për të tjerët. Përderisa dyshime që kemi nuk janë të vërtetuara akoma, ne nuk kemi mbajtur ndonjë qëndrim ndaj tyre. Natyrisht kujdes bëjmë, vigjilencën e mbajmë, si me thënë, vazhdimisht të ngritur.
Shoku Hekuran Isai: Atë të Peqinit ne mund ta heqim, se janë të vërtetuara plotësisht dyshimet që kemi pasur kundër tij.
Po kështu, shoku Enver, duke mbajtur lidhje me shokun Prokop, deri tani kemi pastruar nga ushtria mbi 20 oficerë, për të cilët është vërtetuar se mbronin me këmbëngulje Mehmet Shehun. Ligjërisht ne nuk kemi dalë në këtë çështje, po me teknikë, me agjenturë, të dhënat vërtetojnë se këta elementë e mbrojnë Mehmet Shehun dhe janë gjithsej 20 oficerë. Herë pas here kemi biseduar me shokun Prokop që, për lëvizjen e tyre, të gjendet mënyra për t’i larguar, dikush kur bën një gabim të vogël, duke ia bërë njëshin dhjetë dhe “ik tutje”, t’i thuhet.
Shoku Simon Stefani: Dikush mund të nxirret edhe në pension.
Shoku Hekuran Isai: Pra 20 e ca oficerë ne i kemi pastruar deri tani nga ushtria.
Shoku Enver Hoxha: Jam në dijeni për këtë masë.
Shoku Hekuran Isai: Tani kemi një grup që po vazhdojmë ta studiojmë.
Shoku Enver Hoxha: Po deri tani janë bërë gjashtë veta dhe ju po vazhdoni të shikoni në se çështja e këtij ose atij qëndron kështu a nuk qëndron, zhvillon ky punë armiqësore a nuk zhvillon? Rëndësi ka në radhë të parë që këta të largohen nga ushtria një herë.
Shoku Ramiz Alia: Ja, për shembull, komandantin e divizionit të Beratit ne mund e duhet ta heqim menjëherë.
Shoku Simon Stefani: Po, po, do ta heqim.
Shoku Ramiz Alia: Unë mendoj të largojmë edhe atë të Peqinit.
Shoku Enver Hoxha: Dakord, edhe atë ta largojmë.
Shoku Ramiz Alia: Dhe atë posi, pse ta lëmë, deri sa është vërtetuar që është takuar me një punonjës të ambasadës bullgare në Durrës? Ne ta heqim nga ushtria një herë, pastaj sigurimi le të bëjë punën e vet me të, ta ndjekë.
Shoku Enver Hoxha: Pastaj është edhe çështja e drejtorit të Uzinës së riparimit të tankeve, çështja e të cilit mbetet për të verifikuar.
Shoku Ramiz Alia: Po, ashtu është, çështja e tij duhet verifikuar më parë.
Shoku Simon Stefani: Inxhinier është ky.
Shoku Enver Hoxha: Atë agjentin, që akuzon këtë, ju brenda e keni, Hekuran?
Shoku Hekuran Isai: Jo, ai ka dalë nga burgu, pasi bëri 15 vjet dënimin dhe tani jeton në Korçë.
Shoku Ramiz Alia: Po mirë, 15 vjet ka ai që e ka denoncuar këtë njeri?
Shoku Hekuran Isai: Jo, e ka denoncuar tani në një bisedë që ka bërë me ne, heziton të ballafaqohet me atë, na thotë se e ka shok të ngushtë. Këtu ne kemi ngecur se ai s’do ta japë haptazi shokun e vet. Mos më nxirrni mua dëshmitar, se nuk them dot kështu për të përpara tij, prandaj i duhet gjetur ana kësaj çështjeje që është si them unë, ngul këmbë ai, pse siç isha unë, ishte dhe ky, - thotë.
Shoku Enver Hoxha: Siç ishe ti, vetëm se ti bëre 15 vjet dhe kjo u vërtetua, tani na i vërteto ti ato që thua për këtë, meqenëse keni qenë shokë në fillim me njëri-tjetrin.
Shoku Hekuran Isai: Ne për të arritur këtë po luftojmë me të, shoku Enver.
Shoku Enver Hoxha: Mirëpo me këtë qëndrim që mban, mundet edhe të na dezinformojë ai, dhe për këtë mund të ketë shumë arsye.
Shoku Hekuran Isai: Për arsye hakmarrjeje?
Shoku Enver Hoxha: Unë nuk futem më në burg për çështje të grekut, gjykon ai, për arsye se e kreva dënimin. Tani me këtë hiqem si shok, po kam disa mosmarrëveshje personale me të, jo për hallën e për teton, prandaj të them që ky ka qenë shok me mua, dhe këtë gjithë bota e di që me të vërtetë kanë qenë shokë të ngushtë. Në këto kushte, mendon ky, le të futet dhe ky njeri nja 15 vjet në burg, siç u futa unë.
Shoku Hekuran Isai: Po në punën tonë ne nuk duhet të nisemi vetëm me thëniet e këtij njeriu, shoku Enver.
Shoku Enver Hoxha: Jo, jo, dakord, se po të shkojmë në atë rrugë, nuk mund të ecet drejt.
Shoku Simon Stefani: Si punëtor në uzinë është i mirë ai, shoku Enver, drejton mirë, punimet i kryen si duhet, nga remontet që i kanë dalë nuk kemi pasur asnjë prishje që të na ngjallte dyshime.
Shoku Enver Hoxha: Atëherë mirë. Nuk ka kontakt këtu, në Tiranë, ai me njerëz të dyshimtë?
Shoku Hekuran Isai: Nuk e kam parasysh, shoku Enver.
Shoku Enver Hoxha: Nejse, të mos hyjmë në detaje, se nuk ka rëndësi kjo, po futja në disa detaje na e bëri çështja e punës së Partisë dhe e punës politike në ushtri.
Mirë, mirë.
Shoku Ramiz Alia: Në çështjet e ushtrisë, shoku Enver, ka një gjë që ne, këtu në aparat, duhet ta kemi parasysh të tërë, sidomos Simoni dhe unë. E vërteta është që raportet bëhen të përgjithshme dhe na mbeten kështu më tepër në aspektin formal; domethënë u bënë format e edukimit, ta zëmë, ato që tha Simoni, që në program e kemi të bëjmë Historinë e Partisë e ku ta di unë çfarë ka tjetër. Në vitin e parë dhe në vitin e dytë këto bëhen. Edhe puna politike tri herë në javë bëhet në ushtri, atje bëhen sidomos komente të shtypit.
Po çfarë del nga gjithë kjo punë? Tamam ajo që pyesni ju dhe interesoheni me të drejtë që pa paqartësi apo nuk ka paqartësi. Këtë nuk e kanë kuptuar mirë, por kur lexon raportet këto më pak dalin në dukje. Se ja, shoku Simon kishte një material të përgatitur në aparat për punën politike në ushtri që e lexova dhe unë. Ai ishte ndalur më tepër pikërisht tek ana formale.
Shoku Enver Hoxha: Po ja, pyetjet që bëra unë kanë karakter kritik edhe karshi teje, Simon.
Shoku Simon Stefani: Patjetër, shoku Enver.
Shoku Enver Hoxha: Se ato që më the ti, janë formale, janë fraza të përgjithshme. Domethënë “s’kemi disiplinë, ka disa ushtarë që na ikin” etj. Këto janë, ekzistojnë, por ne duam këtu problemet. “Puna politike mirë bëhet, janë dërguar këto, janë dërguar ato”. Kur nuk ka ndonjë gjë shqetësuese nuk ka, vetëm mendoj se është e pamundur të mos ketë.
Shoku Simon Stefani: Probleme ka, shoku Enver.
Shoku Enver Hoxha: Për arsye se armiku na atakon neve fort në ekonomi, por përpiqet të na atakojë gjithashtu në ushtri, siç përpiqet të na atakojë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në të gjitha pikat kyçe ai përpiqet të na atakojë, prandaj mendjen nuk duhet ta flemë. Veprimtaria që zhvillon armiku kundër nesh nuk duhet të na krijojë asnjë pesimizëm, po as edhe optimizëm. Kemi një nënoficer, - thotë Hekurani, - një nënoficer ka dalë, po ka dhe oficerë të tjerë që ndofta s’janë të pastër dhe nuk kanë dalë akoma në dukje.
Shoku Hekuran Isai: Ka patjetër që nuk kanë dalë akoma, po këta janë ato që kemi ne.
Shoku Enver Hoxha: Dhe këta oficerë që nuk kanë dalë, mund të mos jenë shumë, mund të jenë më pak, po ata nuk vënë brirë, as tabela se janë njerëz të këqij, që t’i njohim ne.
Shoku Ramiz Alia: Nuk thotë asnjë armik që ja ku jam unë.
Shoku Simon Stefani: Nuk duken, ashtu është.
Shoku Enver Hoxha: Megjithatë ne i shikojmë në terren, në qëndrimet e në shpjegimet e tyre, në dhënien e mësimit, në disiplinën e në drejtime të tjera. Nga të gjitha këto Partia duhet të arrijë të krijojë një konkluzion të drejtë. Nuk është aspak e drejtë të dyshohet për një oficer, i cili në një rast mund të jetë bërë nevrik, ose mund të ketë luajtur nga trutë e kokës, mund edhe t’i ketë rënë me kërbaç tjetrit, kur gjithë jeta e puna e tij, është korrekte, pozitive, prandaj për këtë t’i bëhet vetëm një kritikë, t’i hiqet veshi dhe fare mirë ai mund të qëndrojë në ushtri.
Shoku Ramiz Alia: Dhe të ndiqet se ndreqet apo nuk ndreqet.
Shoku Enver Hoxha: Dhe të shihet se ndreqet apo nuk ndreqet. E, ja, këto janë efektet e punës politike, të mirë ose të keqe, pikërisht të tilla shfaqje duhet të na bëjnë neve të mendojmë se diçka nuk po ecën si duhet. Këtë diçka duhet ta zbuloni ju.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com