Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Kamëz me pasojë vdekjen e një personi. 28-vjeçari E.P, teksa po transportonte disa shufra hekuri, ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë.
I riu, i cili punonte për një firmë private, ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.04.2018, në rrugën “Teodor Keko”, shtetasi E.P, vjeç 28, banues në Kamëz, duke transportuar disa hekura të cilat kanë takuar në telat e korrentit dhe për pasojë, ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.