Modelja angleze Helen Flanagan i ka dhënë fund lidhjes së saj me futbollistin milioner Scott Sinclair.

Vetëm një ditë më parë ajo u shpreh se do të linte cigaren për shkak se Scott nuk e puthte siç duhej.

Por duket se vetë modelja ka qenë dakord që të ndahet me Scoot.

helen

“Ne jemi ndarë dhe ka marë fund për mirë këtë herë”, i ka thënë Helen miqve të saj .

Modelja seksi, e cila kohët e fundit ka shpenzuar mjaft kohë në Londër, javën e kaluar postoi një shkrim në rrjetin social Twitter ku shkruante:- “Një kapitull i ri, për të qenë e lumtur”.

Sipas burimeve të afërta të çiftit marrëdhënia e tyre ishte e paqëndrueshme dhe vështirësitë kanë ardhur duke u rritur çdo muaj.

helen

Së fundmi Helen bëri ca pushime në Dubai pa të dashurin e saj, duke marrë agjentin e saj në vend të tij.

Më tej një mik i saj është shprehur se ajo e dashuron Scott, por ndarja nga ai do ta bëjë atë të jetë më e lirë.

(b.t/shqiptarja.com)