Helidon Bushati e Bardh Spahia në Shkodër: PD program serioz për ekonominë, rikthejmë shpresën

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Heldion Bushati dhe kandidati i PD për deputet, Bardh Spahia, vijojnë takimet elektorale në kryeqendrën e veriut.

Bushati u ndal në fshatin Oblikë, ku zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistët, ndërsa e vuri theksin te mungesa e mjekëve në qendrat shëndetësore dhe rimbursimi i ilaçeve për përballimin e COVID-it.

Bushati i ftoi pensionistët që të votojnë PD-në, ndërsa premtoi se nuk do të ketë rritje më të vogël të pensioneve se 5% në vit.

"Këto janë fenomene që kanë ndodhur në 8 vitet e rilindjes , fenomene që do ti themi stop, do ti themi boll dhe do të kthejmë normalitetin në çdo institucion të administratës shtetërore . 25 prilli është momenti që ne të çojmë në shtëpi dhe do të nxjerrim në pension Edi Ramen,   në pension politik Edi Ramën . Kjo   është objektivi jonë, objektivi jonë është pushteti qendror që të fitojnë, që të fitoni ju, familjet tuaja dhe shqiptarët. Ti themi stop diskriminimit të Shkodrës.  Do të jem zëri juaj me shku me gërsit jo vetëm tek pushteti qendror , por edhe tek ai lokal  , kushdo qoftë. Kushdo qoftë. Në çdo institucion publik do të rikthehet rregulli, do rikthehet profesionalizmi. Mjeku do shërbej për mjek, jo biologu për mjek.  Sistemi shëndetësor do të ketë një rishikim të plotë komplet të sistemit shëndetësor , duke pas në bazë që paraja ndjek qytetarin , pacientin.  Një pacient, ai që ka nevojë do të ketë trajtimin shëndetësor tek mjeku që donë, tek spitali që donë. Do të ketë një paketë financiare që do t'a çojmë në secilin prej spitaleve . Pastaj nqs ti do me shku tek një spital privat, një pjesë të parave e paguan shteti dhe ti paguan diferencën e mbetur. Për sa i përket COVID që erdhën ilaçet me shumë vonesë , menaxhimi më i keq që mund ti bëhej COVID është bërë nga kryeministri i sotëm . Nuk ka pas mbështetje për banorët, asnjë mbështetje financiare. Ne marrim një angazhim sapo të vendoset qeveria e PD të gjithë familjarët që janë trajtuar në kushte shtëpie me COVID do t'i paguhet fatura financiare për të gjithë ilaçet që kanë qenë për këtë sëmundje", tha ai.

Nga ana tjetër, Bardh Spahia pati një takim online me të rinj shkodranë që jetojnë jashtë vendit, të cilëve i kërkoi të vijnë e të votojnë "për ndryshimin".

 “Nesër në qeverisje, ne do të bëjmë të mundur jo vetëm votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar brenda dhe jashtë vendit, por kemi objektiv të kthejmë ne atdhe rininë, duke u siguruar pune përmes vlerave dhe meritës se gjithsecilit. PD ka një program serioz për familjen, për rininë, për ekonominë, për rikthimin e shpresës e në mënyre te veçante për afrimin e Shqipërisë me BE", tha Bardh Spahia.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kakrruk: 03/04/2021 12:49

    Shpresën Bardh Ali Spahia e kthen te ne duke djegur Shejnaze Jukën dhe duke shkatërruar Shqipërinë. Jepi Bardh se Noc Rrokun do të marrësh ti dhe gjumashi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën